Rita Ora tregon figurën e saj të lakmueshme trupore ndërsa largohet për në palestër nga hoteli në New York

Prishtinë | 10 Sht 2021 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Ajo kurrë nuk ka qenë e turpshme për të treguar figurën e saj të trupit.

Dhe Rita Ora bëri pikërisht këtë ndërsa largohej nga ‘The Bowery Hotel’ në New York për të shkuar në palestër të enjten, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 30-vjeçare e kishte veshur një palë tuta të zeza dhe sytjena sportive, që kishte një prerje anësore me material të tejdukshëm.

Ylli i muzikës pop kishte mbathur atlete të kuqe, të bardha dhe të zeza të markës “Jordan”, ndërsa shmangte shiun e New Yorkut nën një ombrellë të mbajtur nga një përcjellës.

Artistja me prejardhje nga Kosova, zgjodhi një tufë gjerdanësh prej ari, përfshirë një ku shkruhej “babi”.

Ajo gjithashtu kishte grumbuj byzylykësh në çdo dorë teksa mbante një çantë të zezë mbi supe dhe një xhup të zi në njërën dorë.

Flokët bionde të bukuroshes shqiptaro-britanike ishin të kapura bisht, teksa mbante syze dielli të errëta.

Trajnerja e “The Voice Australia” kishte një maskë të zezë të fytyrës në dorën e saj, ndërsa ua bënte me dorë fansave që ndodheshin aty pranë.

Ashtu si shumë të famshëm të tjerë të profilit të lartë, interpretuesja e hitit “Lonely Together” është në Big Apple për Javën e Modës në New York.

Të mërkurën ajo u pa duke hipur në një fluturim privat në Van Nuys, Kaliforni me Kristen Stewart dhe Ashley Benson për të fluturuar në të gjithë vendin për ngjarjen dyvjeçare.

Rita është paraqitur në një nga katër kopertinat e “The Daily Front Row”, ndërsa kompania mediatike nxjerr numrin e saj të “Fashion Media Awards”.

Ajo është në shoqëri të mirë me: Ashley Graham, Irina Shayk dhe Stella Maxwell, të cilat gjithashtu janë në faqe të parë të “The Daily Front Row”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme