Rita Ora vazhdon të kërkojë ndihmë për të luftuar zjarret në Australi

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bërë apel për të ndihmuar në luftën kundër zjarreve në Australi.

Nëpërmjet rrjetit social Instagram, Ora fton të gjithë që të kontribuoojnë duke u lidhur me postimet që ka bërë në InstaStory, transmeton Klan Kosova.

“Zjarret në Australi janë kaq shkatërruese, saqë është e pamundur për ne të injorojmë. Ne duhet të ndihmojmë tani. Drejtohuni tek historitë e mia dhe shkoni për të dhuruar për Kryqin e Kuq Australian, Shoqatën e Shën Vincent de Paul, Fondin Botëror të Botës së Kafshëve, dhe një Fund Go Me për të prekurit. Të gjithë këta njerëz janë duke bërë punë të mahnitshme. Ju lutemi dhuroni aty ku mundeni”, ka shkruar Rita.

Këngëtarja edhe ditë më parë ka kërkuar nga njerëzit që t’i dalin Australisë në ndihmë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme