Rita Ora zhvendoset në Australi për të jetuar te i dashuri i ri, Taika Waititi

Prishtinë | 22 Maj 2021 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Rita Ora ka kaluar gjithnjë e më shumë kohë me regjisorin e filmit “Thor”, Taika Waititi, që kur çifti zyrtarizuan lidhjen muajin e kaluar.

Por duket se dyshja e dashur po e çojnë marrëdhënien e tyre në një nivel tjetër, shkruan DailyMail.

Të shtunën, The Sydney Morning Herald raportoi se artistja 30-vjeçare është ‘zhvendosur’ në shtëpinë e regjisorit 45-vjeçar në periferitë e pasura të Sydneyt në lindje.

Taika aktualisht është në Sydney për xhirimet e pjesës së katërt të sagës “Thor”, të quajtur “Thor: Love and Thunder”.

Ndërkohë, Rita së fundmi përfundoi xhirimet me spektaklin “The Voice Australia”, ku ishte e angazhuar si anëtare e jurisë, krahas emrave: Guy Sebastian, Keith Urban dhe Jessica Mauboy.

DailyMail Australia ka kontaktuar të dy: Ritën dhe ekipet përkatëse të menaxhimit të Taikas për të marrë një koment lidhur me bashkëjetesën e aluduar.

Vetëm këtë javë, Rita dhe Taika u panë për drekë në restorantin “Chiswick” në periferi të Woollahra.

Çifti i ri dukeshin shumë të dashuruar, ndërsa po shijonin një drekë të rastësishme në zonën e nxehtë të Sydneyt.

Rita dhe Taika dolën publikisht së bashku në fund të muajit të kaluar, gjatë një premiere në Shtëpinë e Operës të Sydneyt.

Sipas The Sun, dyshja nuk e kanë fshehur faktin se janë bashkë në mesin e miqve të tyre të famshëm – dhe gjërat mund të bëhen serioze. 

Të ngjashme