Rita promovon albumin në Britani, sot nis turneun

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 17:11 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, sot do të nis turneun e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë turne ajo do ta promovojë albumin e saj të fundit, Phoenix, njofton Klan Kosova.

“Kjo shfaqje do të thotë shumë për mua dhe ju të gjithë do të thoni kaq shumë për mua”, ka shkruar Rita, transmeton Klan Kosova.

“Faleminderit gjithë ekipit që punuan gjatë netëve të pafundme për këtë shfaqje”.

Para Britanisë, Rita albumin e ka promovuar edhe në shumë vende tjera të botës.

Të ngjashme