Rita publikon një xhirim duke u stërvitur

Prishtinë | 12 Dhj 2017 | 16:12 | Nga

Për të ruajtur format trupore, edhe Rita Ora e viziton kohë pas kohe palestrën.

Ylli botëror i muzikës pop vlerësohet për figurën trupore që shpesh e ekspozon, ashtu që duhet të kujdeset për linjat e saj.

Ajo e ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet duke u stërvitur.

Këngëtarja shqiptare ushtron me litarë dhe duket se ka përvojë në këtë gjë.

Në përshkrim, 27-vjeçarja ka treguar se iu është kthyer ushtrimeve para festave të fundvitit.

Në ndërkohë, Rita është duke arritur sukses të madh me këngën “Anywhere”, e cila po dëgjohet në gjithë botën.

Shqiptarja e famshme e ka publikuar edhe pjesën e dytë të kësaj kënge.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme