Rita zbulon bashkëpunimin me grupin britanez “Clean Bandit”

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 19:17 | Nga

Rita Ora ka zbuluar edhe një bashkëpunim që pritet të publikohet shumë shpejtë.

Ajo po sjellë më në fund albumin e saj të dytë në karrierë, ndërsa me këngën më të fundit të publikuar, “Let you love me”, po gëzon sukses shumë të madh.

Por, me sa duket këto nuk janë të rejat nga Rita.

Këngëtarja tani ka treguar se ajo ka bërë një këngë bashkë me grupin shumë të suksesshëm britanik, Clean Bandit, shkruan Gazeta Express.

Rita ka thënë se është shumë e lumtur që është pjesë edhe e albumit të grupit të suksesshëm, ndërsa nuk i pritet që fansat ta dëgjojnë këngën në të cilën ata kanë punuar bashkë.
“Clean Bandit” janë grup shumë i suksesshëm nga Anglia, të cilët kanë një numër të madh të hiteve të mëdha, si “Rockabye”, “Rather be” e së fundi “Solo” me Demi Lovato.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme