Robbie Williams: Kam fjetur me tri nga vajzat e Spice Girls

Prishtinë | 15 Dhj 2017 | 16:47 | Nga

Robbie Williams është një ndër këngëtaret më të suksesshëm në rrafshin ndërkombëtar.

Pos jetës prej një artisti, ai ka edhe një jetë private dhe sentimentale, e cila ka qenë shpesh pre e thashethemeve.

Këngëtari britanik ka zbuluar një të pathënë deri më tani, ku ka pohuar se ka fjetur me tre nga katër femrat e grupit “Spicce Girls”.

”Nuk kam shijuar ndonjë romancë me Victori Beckhamin dhe Mel B., por kam fjetur me Mel C, Emma Bunton dhe Geri Horner në të shkuarën”, ka pohuar 43-vjeçari.

Theksojmë se Williams i dha fund beqarisë në vitin 2010 duke u martuar me Ayda Field, ku me të cilën ka dy fëmijë Theodora Rose Williams, Charlton Valentine Williams.

Ndryshe. këngëtarin do ta shohim edhe vitin e ardhshëm me projekte të reja muzikore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme