Robbie Williams mund ta përfaqësojë Rusinë në Eurovision

Prishtinë | 22 Mar 2017 | 12:22 | Nga

Një prej artistëve më të njohur në botë, këngëtari, Robbie Williams ka deklaruar se është gati të përfaqësojë Rusinë në festivalin evropian të këngës, Eurovision.

Ai ka thënë se për të do ishte nderë i madh të merrte pjesë në këtë konkurs në emër të Rusisë.

Sipas mediave ruse, Williams ka filluar letrën e tij publike duke shprehur pëlqimin për performancën impresionuese të Sergey Lazarev, vitin e kaluar.

“E dashuroj Eurovisionin. Aty çdo gjë është më ngjyra. Do më pëlqente të përfaqësoja Rusinë në Eurovision Song Contest. Rusi, ne mund të fitojmë!”, shkruan ai.

Ky debat ka lindur pas vendimit të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës për të ndaluar hyrjen e përfaqësuesve të Rusisë në shtetin e tyre pasi.

Ndërkohë pas kësaj Rusia ka deklaruar se mund të bojkotojë konkursin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme