Robbie Williams: Në kokë kam një sëmundje që dëshiron të më vrasë

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 17:04 | Nga

Ish-anëtari i grupit Take That, në një intervistë për The Sun, tha se ka qenë duke luftuar me probleme mendore për një kohë të gjatë.

“Unë kam një sëmundje që dëshiron të më vrasë dhe që është në kokën time, kështu që duhet të jem i kujdesshëm. Ndonjëherë më trullos dhe ndonjëherë pikërisht është ajo që kam nevojë në skenë”, tha Williams.

“Por shumicën e kohës jam krejtësisht mirë dhe po drejtoj një jetë normale. Jam duke u përpjekur të kaloj tundimet dhe problemet që po ndodhin midis veshëve të mi”, tha Williams.

Për herë të parë e kuptoi se kishte probleme të shëndetit mendor kur ishte 19-vjeçar. Gjatë të njëzetave të hershme, ai arriti ta ndalte, por më vonë, në disa raste, ai iu rikthye alkoolit dhe drogës. Së fundmi, në ditëlindjen e 33-të në vitin 2007, Robbie Williams shkoi në rehabilitim, i bindur se ishte vetëm “24 orë larg vdekjes”.

Pastaj ai kishte probleme me ankthin, peshën dhe frikën e veprimit. Përveç shëndetit të tij, Williams foli për shokun George Michael, për të cilin thotë se i mungon dhe vdekja e Michael bëri të rimendoj disa gjëra për jetën e tij.

Deri në fund të vitit të kaluar, Robbie Williams u detyrua të anulonte disa turne botëror. Pastaj ai kaloi një javë në kujdes intensiv, pasi mjekët e mëparshëm gjetën anomali në tru që “dukeshin si gjakderdhje”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme