Robert Berisha nga konviktet, iu demonstron fansave se si të bëjnë ushtrimet në kushte karantine

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, vazhdon të të qëndrojë i mbyllur në karantinën e improvizuar në Konviktet e Prishtinës.

Ndërkohë, gjatë gjithë këtyre ditëve sa ka qenë i izoluar, Berisha ka ndarë vazhdimish me ndjekësit imazhe të ndryshme nga qëndrimi i tij në konvikt.

Së fundmi, ai vendosi të publikojë për ndjekësit një video të shkurtër, përmes së cilës tregonte se si po i kryente ushtrimet në kushte karantine.

“50 herë nga katër seri, qëndroni në shtëpi dhe ushtroni, të fala nga konvikti numër tetë”, shkroi këngëtari në mbishkrimin e videos.

Roberti përndryshe njihet si një prej meshkujve me trupin më të tonifikuar në estradë.

E krejt kjo duket se vjen si pasojë e kujdesit të tij që t’i kryejë ushtrimet me rregull, pavarësisht angazhimeve apo situatës në të cilën ndodhet. 

Të ngjashme