Robert Berisha, një tjetër këngëtar shqiptar që ka marrë vaksinën ndaj Coronavirusit

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Robert Berisha është një tjetër këngëtar i estradës shqiptare që ka marrë vaksinën kundër coronavirusit.

Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një postimi që ka shpërndarë me fansat në InstaStory.

Derisa ndodhet prej disa ditësh në Ulqin, ai tregon se është vaksinuar në po të njëjtin vend.

“Vaksina e coronavirusit”, ka shkruar ai.

Artisti i mirënjohur ndërkaq shfaqet me një maskë të bardhë derisa ka zbuluar edhe momentin e marrjes.

Krahas Berishës, vaksinën për COVID-19 deri më tani e kanë marrë edhe çifti Mozzik e Loredana, këngëtarja Era Istrefi dhe stilisti Valdrin Sahiti.

Roberti nga ana tjetër po vazhdon të jetë shumë i angazhuar me mbrëmje e ahengje muzikore, që pas lirimit të masave.

Ai po ashtu është shumë i fokusuar edhe në emisionin e tij argëtues “Robi plaket kur don vet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme