Robert Berisha shpreh mbështetjen e plotë për ministrin Vitia në lidhje me masat e reja

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, paralajmëroi se nga dita e hënë (27 shtator) të gjithë personat që do të hyjnë brenda hapësirave të lokaleve do të zbatojnë masat e reja kufizuese.

Sipas tij, ata që frekuentojnë lokalet duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit ose test PCR apo serologjik.

Ky vendim i tij duket se është pritur mirë nga një pjesë e madhe e qytetarëve e po ashtu edhe nga figurat publike.

Një reagim lidhur me këtë së fundmi e ka bërë këngëtari e prezantuesi i njohur, Robert Berisha.

Ky i fundit ka shprehur mbështetjen e tij të plotë në lidhje masat e reja që pritet të merren ditëve në vijim.

Të ngjashme