Robert Berisha tregon kushtin me të cilin do t’i shkonte në emision Luana Vjollcës

Prishtinë | 23 Nën 2022 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Muzikanti dhe prezantuesi televiziv, Robert Berisha ka shprehur kushtin e tij për të pranuar të jetë pjesë e emisionit të ri të Luana Vjollcës.

Në puntatën e fundit të emisionit “Robi plaket kur do vet” në Klan Kosova, Berisha ka thënë se ai do të jepte një intervistë për Vjollcën, veç nëse ajo po ashtu shfaqet për një intervistë edhe nëse jo tek emisioni i tij, të paktën diku në Kosovë.

“Keni pyetur pse nuk po shkoj te emisioni i ri i Luana Vjollcës. Ajo është një moderatore shumë e mirë një artiste shumë e mirë edhe emisionet i ka shumë të mira. Nuk mundem të shkoj kur unë tri herë kam qenë te ajo, ajo nuk del nëpër emisione. Nuk shkoj edhe kam bërë pauzë edhe nuk shkoj se të mirat duhet të kthehen, tri herë kam qenë e katërta nuk u mbajt”, ka thënë Roberti.

“Pa ardhur Luana në Kosovë kudo jo te unë, le të shkojë nëpër emisione tjera, veç në Kosovë duhet me ardhë, atëherë shkoj edhe unë”, ka përfunduar ai.

https://youtube.com/watch?v=qnwaYiACi5U%3Ffeature%3Doembed

Të ngjashme