Robert De Niro ia ndalon hyrjen Donald Trumpit në restorantet e tij

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 17:24 | Nga

Aktori Robert De Niro është një kundërshtar i zëshëm i Donald Trumpit që kur mori detyrën e Presidentit të SHBA-së.

Por, duket se tani është përshkallëzuar edhe më tepër grindja mes tyre saqë aktori ia ka ndaluar presidentit hyrjen në restorantet japoneze që ai posedon.

Kur u pyet se kë nuk e ëndërron ta shohë në “Nobu”, ai ka thënë të parin e shtetit amerikan.

“Nuk më intereson çfarë i pëlqen. Nëse do të vinte në një prej restoranteve të mia do ta nxjirrja jashtë”, tha De Niro.

Theksojmë se 74-vjeçari dhe kuzhinieri i mirënjohur botëror, Nobu Matsuhisa janë partnerë biznesi që nga viti 1994.

Restoranti vepron në Los Angeles dhe Malibu, ku ushqimi kryesor është sushi.

Ndryshe, aktori është duke punuar në projekte të ndryshme filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti në ekranet e mëdha të kinemave botërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme