Robert Pattinson në lidhje të re

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 13:11 | Nga

Ylli 32 vjeçar i Twilight dhe modelja e aktorja 26 vjeçare Suki Waterhouse janë në lidhje dashurie, sipas një burimi të afërt me të dy që ka folur për revistën People.

Ata janë parë në Londër gjatë vikendit, ku edhe e kanë parë filmin “Mamma Mia! Here We Go Again” për të vazhduar më pas në një lokal nate.

Por duket se nata për çiftin nuk mbaroi këtu. Ata janë fotografuar duke ecur në këmbë për në shtëpi, duke u përqafuar dhe puthur, transmeton Klan Kosova.

Por zëdhënësit e të dy aktorëve nuk e kanë konfirmuar as mohuar nëse Pattinson dhe Waterhouse janë së bashku.

Kjo është lidhja e parë e Pattinson prej kur është ndarë me tashmë ish të fejuarën e tij, këngëtaren F.K.A Twigs, në vitin 2017, pas më shumë se dy vjetësh lidhje.

Aktori po ashtu ka pasur një lidhje të gjatë me aktoren dhe kolegen e Twilight, Kristen Stewart, para Twigs.

Waterhouse së fundmi ka qenë e lidhur me producentin Darren Aronofsky. Ajo ka qenë po ashtu e lidhur me aktorin Bradley Cooper për dy vjet, para se të ndahej në pranverën e vitin 2015.

Një lidhje të shkurtër e ka pas edhe me Diego Luna në vitin 2017.

Rezultate imazhesh për Suki Waterhous

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme