Roberti këndon ”Anna” në versionin e tij

Prishtinë | 21 Shk 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Robert Berisha ka kënduar këngën e Norës në një emision.

Robert Berisha, vazhdon të jetë shumë i komentuar për jetën e tij personale dhe atë profesionale.

Që pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi, Roberti ka vazhduar të jetë i përfolur, ndonëse e ka pranuar që edhe pas ndarjes ka raporte shumë të mira me Norën.

Madje i ftuar në emisionin e “Soirée”, Berisha ka kënduar në versionin e tij një prej këngëve më të njohura të fundit të Norës.

Bëhet fjalë për këngën “Anna” të cilën Nora e ka sjell në bashkëpunim me reperin Gjiko dhe u dedikohet femrave që hyjnë mes çifteve.

Ai ka kënduar live me orkestër versionin e tij të kësaj kënge, e cila mesa duket u ka pëlqyer audiencës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme