Roberti me fjalë prekëse për nënën pas vdekjes

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Disa ditë më parë Robert dhe Patris Berisha ka humbur njeriun e tij më të shtrenjtë nënën.

Ata e kanë bërë të ditur këtë lajm të trishtë përmes postimeve në rrjetet sociale.

“Pusho e qetë mami jem per ty me shkru kom shumë, po e la me kaq”, ishin fjalët e Robertit për nënën e tij Teuta.

Së fundmi Roberti ka publikuar në Instatory një këngë dedikuar nënës së tij “Ktheu Teuta” që është kompozuar nga babai i tij dhe është kënduar nga Robert Laci.

Pas kësaj këngë ai ka publikuar dhe një thënie domethënëse dhe mjaft prekëse për nënën e tij.

“Nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin. Ato marrin një leje speciale nga Zoti për të qëndruar pak më gjatë rrotull dhe për të parë fëmijët e tyre, pa pasur rëndësi se çfarë ka ndodhur mes tyre në jetën e tyre të shkurtër të vdekshme”.

Të ngjashme