Rocku ka kuptim vetëm në interpretim live

Prishtinë | 11 Shk 2018 | 08:25 | Nga

Veli Sahiti-Trix ka lindur dhe jeton në Ferizaj. Deri tashti ka realizuar më se 20 albume muzikore si solo këngëtar dhe kompozitor. Nga vitet ‘70 është prezent në skenën muzikore dhe i mbetet besnik stilit krijues të fillimeve të karrierës.

Është themelues i disa festivaleve muzikore, si: “Fëmijët e gëzuar” (1987), “Kitariada”, “Ferfest” (2005). Gjithashtu është themelues i Shoqatës së muzikantëve ferizajas. Më 1980 ka prezantuar Kosovën në Akordet Dimërore në Doboj të Bosnjë-Hercegovinës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me këngën “Hijet e dashurisë”, grupi TRIX fitoi vendin e parë në një konkurrencë të grupeve nga gjashtë republika që e përbënin Jugosllavinë e atëhershme. Në këtë garë, ky grup u shpërblye me okarinën e artë.

Veliu vazhdon punën si mësimdhënës dhe njëkohësisht edhe karrierën muzikore.

Sahiti është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e “Koha Ditore”.

Rockun në Kosovë e shoh te performancat live. Ai nuk ka kuptim nëse nuk performohet live. Vetëm në këtë mënyrë këngët e interpretuara jetojnë bashkë me publikun.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme