Rokeri Agim Berisha: Koncerti i ‘Riblja Corba’ duhet të anulohet

Prishtinë | 19 Gus 2021 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Ka javë që në Kosovë është bërë temë një ftesa për një paraqitje në Korçë të Shqipërisë e artistit serb Goran Bregoviq.

Derisa shpreheshin kritika e shumë artistë nga Kosova janë tërhequr nga ai koncert, këtë të enjte në Leposaviq – komunën më veriore të Kosovës, do të paraqitet grupi “Riblja Corba”.

“Riblja Corba” konsiderohet si njëri nga grupet më nacionaliste më “çetnike”.

Rokeri i njohur Agim Berisha, tha se ky koncert ishte dashur të ndalohej nga autoritetet e sigurisë së Kosovës.

Berisha tha në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se ishte dashur që së paku të bëhej revizioni i këngëve dhe të mos lejohet këndimi i këngëve nacionaliste.

“Thashë edhe njëherë më herët. Ose ta ndalonin ose t’ja bënin revizionin e këngëve mos të lejohet që të këndohen këngën nacionaliste. Se aty do të jetë aheng. Do të ketë alkool dhe gjithçka. Nëse do të incizojë ndokush do të shihni se çka do të ndodhë aty. Do të gjuajnë edhe me armë. Ai di t’i kallë masat. Se luan në sentiment”.

“Pastaj serbët e Kosovës jetojnë sikur në ujëdhesë. Këta mezi presin që të vijë dikush nga Serbia që këta të shfryhen. Siç do të ndodhë sonte. Këta po rrinë këtu nën premtimet e Beogradit edhe nën mbështetje financiare të Beogradit. Edhe të atyre padronëve që e mbajnë në duar Mitrovicën e veriut. Por, situata është e tillë sepse shteti jonë nuk është në gjendje që t’i ndalojnë këto”.

Ai foli edhe për performimin që do ta mbajë këngëtari tjetër serb Goran Bregoviq, në festivalin e birrës në Korçë.

Agim Berisha tha se do të mbetet shija e hidhur.

Berisha shtoi se nëse mëmëdheu nuk na i di dhimbjet tona atëherë diçka nuk është në rregull.

“Jo përçarje s’ka. Gjërat ftohen dhe harrohen, por mbetet shija e hidhur. Nëse vëllai i madh apo mëmëdheu nuk na i di dhimbjen tona atëherë diçka nuk është në rregull”.

Të ngjashme