Rona Nishliu: Vaksinohu, jeta jote vlen, por vlen edhe jeta e të tjerëve

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Ditëvë të fundit në Kosovë është shtuar dukshëm numri i rasteve me COVID-19 dhe kjo ka bërë që qytetarët të vaksinohen masivisht.

Një pjesë e madhe tashmë kanë marrë vaksinën antiCOVID, gjersa thirrjet gjatë kësaj kohe kanë qenë të vazhdueshme nga krerët politikë e po ashtu edhe nga artistët shqiptarë.

Së fundmi, këngëtarja Rona Nishliu, ka bërë një postim në Facebook me anë të të cilit u bën apel njerëzve që ta marrin vaksinën.

“Vaksinohu, jeta jote vlen, por vlen edhe jeta e të tjerëve”, ka shkruar ajo në postimin e shpërndarë me mijëra ndjekësit.

Ndërkaq, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot nga ky virus janë prekur 151 mijë e 279 persona, ku prej tyre 2 mijë e 606 kanë humbur jetën.

Vetëm gjatë javës që po lëmë pas, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, kanë humbur jetën 147 qytetarë. /Telegrafi

Të ngjashme