Gjatë muajve të verës James Rodriguez kaloi nga Reali Madridi tek Bayern Munich dhe sezoni i ri nuk e ka gjetur vetëm me një fanelë të re, por edhe me një femër të re në krah pas divorcit me Daniela Ospinan.
James Rodriguez përflitet se ka tejkaluar fazën e miqësisë me modelen ruse, Helga Lovekaty dhe “sebep” i çiftit është bërë Cristiano Ronaldo.
Portugezi përflitet se i ka vënë në kontakt duke i bashkuar në një festë të organizuar nga ai në fillim të muajit shtator.