Ronaldo lë 20 mijë euro bakshish në një hotel në Greqi

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo është duke kaluar disa dit pushimi në Greqi, me të dashurën e tij Georfina Rodriques e shoqëri.

Ronaldo ka shpërndarë shumë foto nga pushimet. Ata kanë kaluar shumicën e kohës në jahtin e tyre në Detin Mesdhe, por gjithashtu kanë kaluar edhe disa kohë në një kompleks hotelier, e i cili duket se i ka përmbushur të gjitha pritjet se tij, transmeton Koha.net.

Sipas medieve greke, ylli i Juventusit e i Portugalisë ka lënë 20 mijë euro bakshish punëtorëve të hotelit.

Kjo ishte si mënyrë e tij për të falënderuar stafin e hotelit që e kanë lejuar atë që ta shijoj pushimin e tij në paqe, pa prezencën shpesh të papërgjegjshme të paparacëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme