Ronela Hajati josh me dukjen e saj atraktive në bikini nga pushimet

Prishtinë | 11 Sht 2020 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Jug të Shqipërisë.

Ajo është duke kaluar disa ditë të mira pushimi, pas një vere të ngjeshur me punë rreth projekteve muzikore.

Duke qenë shumë e ndjekur në rrjetet sociale, Hajati nuk heziton që në të shumtën e rasteve të ndajë fotografi të ndryshme me ndjekësit e saj.

Së fundmi, Ronela ka publikuar disa fotografi për fansat e saj në Instagram, ku shfaqet duke shijuar çaste relaksuese.

Ajo duket mjaft tërheqëse, ndërsa vë në pah vijën e saj trupore.

Ronela shquhet për paraqitjet atraktive para publikut qoftë në klipe, apo edhe fotografi të ndryshme në rrjetet sociale.

Të ngjashme