Ronela Hajati kërcënon burrat të cilët po shfrenohen në komente

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja ka kërkuar nga ndjekësit t’i ndalojnë komentet me e tepruara.

Ronela Hajati ka qenë njëra nga artistet më aktive në Instagram gjatë kësaj periudhe pandemie, ajo publikonte imazhe nga më të ndryshmet.

Këngëtarja së fundmi në një imazh të publikuar ka kërkuar nga ndjekësit e saj të jenë të matur në komente se përndryshe do të kenë probleme me gratë.

“Jam shume e mire e di …. dhe ju lutem komentet me hormone kursejini se do i heq ose do bej ndonje replike qe do ju lere gruaja me sekonda”, shkruan Ronela.

Të ngjashme