Ronela Hajati publikon një imazh ku vë në fokus tiparet e bukurisë

Prishtinë | 03 Maj 2021 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, është ndër më uniket në estradën shqiptare.

Ajo me projektet muzikore ka arritur të grumbullojë mijëra mbështetës, që e përkrahin vazhdimisht.

Stili i saj dhe pozat që shpesh merr në rrjete sociale janë tejet të komentuara, sikurse kjo e fundit që e ka shpërndarë.

Në një postim të fundit në Instagram, bukuroshja bionde ka publikuar një fotografi, derisa në fokus ka vënë tiparet e bukurisë.

“Syçkat gri mi ke, ti moj vajzë e kujt je”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Kujtojmë se Ronela ka përfunduar albumin “Rron”, këngët e të cilit po i lanson kohë pas kohe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme