Ronela Hajati shijon pushimet, publikon për fansat imazhe tërheqëse në bikini

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 10:20 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, është duke shijuar së fundmi disa ditë të mira pushimi.

Ajo ka zgjedhur bregdetin e Sarandës për të kaluar disa ditë jo-produktive, larg aktiviteteve të saj të përditshme.

Këngëtarja është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, Ronela publikoi për ndjekësit e saj në Instagram një fotografi mjaft tërheqëse në bikini, të realizuar gjatë pushimeve.

Duke pozuar në profil me një palë bikini të lidhura, Hajati vuri mjaft mirë në pah linjat e tonifikuara të trupit, në veçanti të pasmet.

“Ditë kaq të mrekullueshme”, shkroi ajo në mbishkrimin e imazhit, duke bërë kështu të ditur se po shijon disa ditë të merituara pushimi.

Pak javë më parë ajo në bashkëpunim me DJ Sardin, sollën këngën “KF Tirana”, kushtuar klubit futbollistik të KF Tiranës.

Të ngjashme