Ronela Hajati tregon arsyen se përse nuk e donte publiku në fillim

Prishtinë | 30 Maj 2019 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Ronela Hajati është një ndër artistet shqiptare që pëlqehet mjaft shumë për stilin muzikor që ka, madje edhe për pozitivitetin që e përcjellë te publiku.

Këngëtarja shqiptare ka folur për fillimet e karrierës së saj, duke treguar se si nuk e kishte dashurinë e publikut që në start.

Ajo ka bërë një rrëfim interesant se si publiku nuk e kishte dashur në fillim dhe se i gjithë faji ishte te ajo, për shkak të qëndrimit të saj prej një mendjemadheje.

“Po bëhesha gati për këngën tjetër dhe ata nuk po pushonin. Në fund të fundit, unë jam nga ato këngëtare që mbështetjen më të madhe e ka marrë nga njerëzit. Megjithatë në fillim të karrierës kisha njëfarë qëndrimi dhe mbase ndonjëherë përçoja energji paksa negative tek njerëzit, kisha goxha antipati nga ata. E kisha shumë problem sepse njerëzit sapo fillojnë të të njohin dhe ti del me disa këngë që nuk janë më të mirat e mundshme”, ka thënë ajo.

Ronela pritet të publikojë projektin e ri edhe pak ditë ku vjen në bashkëpunim me reperin shqiptar, Don Phenom. Ky është dueti i parë i Hajatit pas një kohe të gjatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme