Ronela Hajati vjen mjaft seksi në klipin e ri (Foto)

Prishtinë | 18 Maj 2017 | 18:02 | Nga

Këngëtarja Ronela Hajati shumë shpejt pritet të publikojë projektin e saj më të ri muzikor.

“Ladies” titullohet kënga e saj më e re, e cila është xhiruar edhe me klip, dhe pritet të plasohet për pak ditë në kanalin YouTube.

Në rrjetet sociale, Hajati i ka njoftuar fansat edhe për dukjen e saj në klipin e ri, përmes disa imazheve që ka publikuar në Instagram.

Edhe këtë herë ajo nuk do të zhgënjejë me stilin, ndërsa do të shfaqet mjaft provokuese dhe seksi, e veshur me rroba fjetje dhe këmishë nate.

“Ladies” siç ka paralajmëruar Ronela do të jetë një këngë e zjarrtë, ndërsa për verën 2017 ky nuk do të jetë projekti i vetëm i saj, pasi ajo ka menduar të vijë edhe me 2 këngë të reja në muajt e nxehtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme