Ronela Hajati vjen plotë stil, merr gjithë vëmendjen nga Milano

Prishtinë | 09 Sht 2021 | 20:52 | Nga Ekonomia Online

Ronela Hajati është një nga këngëtaret më të suksesshme dhe më të dashura shqiptare.

Paraqitjet publike që bën këngëtarja arrin gjithmonë të marrin vëmendje dhe e njëjta gjë ndodhi edhe kësaj radhe kur ajo njoftoi se ka filluar pushimet.

Ronela nuk ka zgjedhur një destinacion tropikal, por ka udhëtuar për në Itali, nga ku nuk kanë munguar postimet e shumta.

Edhe sot (e enjte), Ronela ka postuar një imazhe në llogarinë e saj në Instagram gjatë vizitës që ka bërë tek katedralja “Duomo di Milano”.

E veshur me një planë xhinse dhe këmishë të bardhë, Ronela dukej në në formë të mirë, atraktive dhe me shumë stil.

“Alo” është projekti i fundit i këngëtares që e solli në bashkëpunim me reperin, Vig Poppa, kënga u lansua në muajin qershor dhe deri tani ka arritur mbi 3 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi

Të ngjashme