Rosela Gjylbegu flet për herë të parë për “sherrin” me Encën

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 16:42 | Nga

Një përgjigje e këngëtares së njohur Rosela Gjylbegu, bëri që të hapej një debat për shkak të lojës me Encën. Në emisionin “Shiko Kush Luan” në Top Channel, Rosela u pyet se me cilën nga këngëtaret shqiptare nuk do të bënte asnjëherë bashkëpunim?

Këngëtarja shkondrane zgjodhi Encën, dhe kjo e fundit nuk e priti mirë. Ajo shkroi një status për Roselën, direkt pas deklaratës, “se ajo tashmë duhet të shkonte në shtëpi, pasi nuk dëshiron askush të dëgjojë muzikën e saj’’.

Rosela nuk ka reaguar deri më sot rreth këtyre postimeve të Encës. Por sot e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë” Rosela edhe pse në fillim e ka anashkaluar pyetjen për debatin me Encën sërish ka dhënë një përgjigje rreth kësaj gjëje.

“Mendoj që po ta zgjasim shumë këtë bisedë do të ishte e tepërt, kështu që nuk kam asnjë koment. Një gjë mund të them, unë s’jam nga ata njerëz që i pëlqen të bëjë gossip apo zhurmë”,-është shprehur Rosela.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme