“Rosenkrieg” e Mozzik dhe Loredanës renditet e para në top listën gjermane “Offizielle Deutsche Charts”

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Çifti i njohur Mozzik dhe Loredana ditë më parë u rikthyen me këngën e re të përbashkët të quajtur, “Rosenkrieg”.

Derisa ka kaluar vetëm një javë që nga lansimi i projektit, dyshja po korrin suksese të jashtëzakonshme.

Kënga e tyre është renditur e para në top listën gjermane “Offizielle Deutsche Charts”.

Lajmi u bë i ditur nga vet reperi nëpërmjet një postimi të shpërndarë në Instagram, duke ia bashkangjitur edhe një shkrim si mirënjohje për gjithë përkrahjen.

“E para në top listat gjermane. Veç me A1-sh edhe në Gjermani duke u bërë njësh”.

“Jeta nganjëherë është shumë interesante. Si një vogëlush kam jetuar në Gjermani pa dokumente dhe u desh të rikthehesha në Kosovë me familjen time… dhe tani kemi një hit numër një në Gjermani. E kupton? Mund të ndërrosh vende dhe prapë të arrish destinacionin tënd! Faleminderit Gjermani. Faleminderit shumë të gjithëve”, ka shkruar reperi në postimin e tij në Instagram.

“Rosenkrieg” deri më tani ka kaluar shifrën e pesë milionë klikimeve në YouTube. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme