Rovena Stefa: Ma gjeni një burrë në Kosovë dhe nuk iki nga këtu

Prishtinë | 22 Maj 2022 | 00:59 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja Rovena Stefa ka folur në një intervistë së fundi për lidhjen që ka me Kosovën.

Ajo në ATV ka thënë se ka gjetur një dashuri aq të madhe te populli i Kosovës dhe se ndihet si në shtëpi.

“Kam gjetur një dashuri aq të madhe te populli në Kosovë, saqë jam ndier si në shtëpinë time”, ka thënë ajo.

Stefa duke qeshur ka kërkuar edhe që t’ia gjejnë një burrë nga Kosovë, duke thën se s’largohet më.

“Ma gjeni edhe një burrë këtu dhe nuk iki fare pastaj”, ka deklaruar Stefa.

Të ngjashme