Sadije Berisha tregon pse u divorcua

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 20:29 | Nga

Sadije Berisha nuk është një emër i panjohur në media.

Ish-bashkëshortja e djalit të Sali Berishës jeton në Suedi, por këto ditë është kthyer në Tiranë, tashmë jo më për Shkëlzenin por për një ngjarje.

Dasmën e Princ Lekës me Elia Zaharian me të cilën ka miqësi.

Në një intervistë për revistën “Living”, Sadija ka rrëfyer për herë të parë disa detaje të jetës së saj, marrëdhënien me Shkëlzen Berishën, divorcin dhe vështirësitë me fëmijët që ata kanë së bashku.

Ajo thotë se “krisja” në çift kishte nisur para se ish-bashkëshorti i saj të njihej me Armina Mevlanin.

“Që në fillim mundësitë kanë qenë kundër nesh. Kjo fillon që nga diferenca në moshë, te mospranimi i familjes, faktin që ishim rritur në vende të ndryshme, në mënyra të ndryshme dhe me mendësi të ndryshme”, rrëfen 49-­vjeçarja, duke shtuar se kriza mes tyre nisi në vitin 2007, kohë kur Shkëlzeni braktisi Suedinë për t’u rikthyer në Tiranë. Ndërsa Arminën, Shkëlzeni e ka njohur disa vite më vonë, në 2013-ën.

Sadije Berisha mund të duket e re dhe në formë, por ish­-gruaja e Shkëlzen Berishës është nënë e katër fëmijëve. Dy më të mëdhenjtë nga martesa e saj e parë janë rreth të 25­-ave.

Duke iu rikthyer rrëfimit të saj, mësojmë se “menjëherë pas disa muajsh njohje me Shkëlzenin, (11 vjet më i vogël), ajo mbeti shtatzënë dhe pas 6 muajsh ata u martuan, pavarësisht se familja e ish-­Kryeministrit Berisha e kundërshtoi dhe nuk qenë të pranishëm në ceremoni për shkak të diferencës së moshës dhe kohës së shkurtër që u mor vendimi.Pas lindjes së vajzës, Medinës, në vitin 2006 erdhi në jetë djali, Laidoni.
Në vitin 2007, Shkëlzeni u kthye në Shqipëri ndërkohë që sipas Sadijes, këtë kohë nisi dhe kriza.

Sadija shtron një sërë arsyesh përse martesa e tyre përfundoi në divorc. “Arsyet pse një martese i vjen fundi mund të jenë shumë dhe nga më të ndryshmet. Për t’i kuptuar mendoj se është e nevojshme të kthehesh pas në kohë dhe të kërkosh arsyet përse u martove me dikë. Unë njoh arsyet e mia përse u dashurova me Shkëlzenin, por nuk mund të përgjigjem për arsyet e tij”, shprehet ajo, ndërsa shton se”për pjesën që më takon, unë kam qenë e sinqertë në këtë martesë që nga dita e parë deri në ditën e fundit”.

“Para njohjes me të, unë isha e suksesshme në bizneset e mia dhe e pavarur. Për mendimin tim, dhe unë mund të flas vetëm për mendimin tim, fillimi i fundit erdhi me kthimin e tij në Shqipëri. A më vjen keq për këtë? Po! Sot më vjen keq për fëmijët, që nuk po rriten në një familje të bashkuar, që nuk e kanë babanë e tyre në jetën e përditshme. Ata rriten shumë shpejt… Më përpara më ka ardhur keq siç do t’i vinte keq çdo gruaje të dashuruar me bashkëshortin e saj, siç do t’i vinte keq çdo nëne për traumën që një divorc u shkakton fëmijëve”, ka treguar Sadije Berisha në intervistën për Living.

Koha ka bërë të veten dhe tashmë, Sadija, duket e se e ka harruar Shkëlzenin pasi ka nisur edhe një lidhje me një të huaj, në Suedi, atje ku jeton.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme