“Rrjetet sociale i vështirësojnë ndarjet”

Prishtinë | 01 Sht 2018 | 23:05 | Nga

Këngëtarja 23 vjeçare me famë botore, Dua Lipa ishte ndarë nga i dashuri, modeli Issac Carew më 2017-ën, pas dy vjet në lidhje me të, për t’u bashkuar sërish, por për këngëtaren shqiptare ndarja nuk ishte aspak e lehtë.

Ajo thotë se ndarjen e bëri më të vështirë edhe rrjetet sociale, për shkak të famës së saj, transmeton Koha.net.

“Me u ballafaqu me ndarjen është shumë e vështirë, por të ballafaqohesh me të në sy të publikut e bënë edhe më të vështirë”, ka thënë ajo për Daily Star.

Por, tani ajo thotë se shpesh i shlyen aplikacionet e më pas i instalon përsëri, e kjo e ka ndihmuar që të përkujdeset më tepër për veten.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme