Rusia nuk do të marrë pjesë në Eurovision

Prishtinë | 14 Pri 2017 | 15:31 | Nga

Përmes një deklarate me shkrim, EBU thotë se përfaqësuesja e Rusisë në Eurovision, Yuliya Samoylova, nuk do të lejohet të hyjë në Ukrainë.

Unioni Evropian i Radiotelevizionit (EBU), ka deklaruar se Rusia nuk do të jetë pjesë e garës së 62-të të këngës në Evropë, Eurovision, eveniment ky që do të mbahet në Kiev të Ukrainës.

Përmes një deklarate me shkrim, EBU thotë se përfaqësuesja e Rusisë në Eurovision, Yuliya Samoylova, nuk do të lejohet të hyjë në Ukrainë. ABU ka deklaruar se pas këtij lajmi ky institucion i ka ofruar dy alternativa Rusisë.

Rusia ka refuzuar dy alternativat, njëra prej të cilës ishte lidhja përmes satelitit, ndërsa tjetra ishte përcaktimi i një tjetër përfaqësuesi. “Kjo do të thotë se Rusia këtë vit nuk do të jetë në Eurovision. Ne do të dëshironim që të 43 vendet të ishin pjesëmarrëse”, thuhet në deklaratë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme