Ruth E. Carter dhe Hannah Beachler bëjnë historinë në Oscars

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

“Black Panther” hyri në listën e Oscars të dielën mbrëma.

Ruth E. Carter dhe Hannah Beachler janë afrikano-amerikanët e para që fituan këtë çmim në kategorinë e tyre, njofton Klan Kosova.

Carter ishte e para që mori në shtëpi një çmim për dizajnin e kostumeve, pastaj atë e ndoqi Beachler me një çmim në dizajnin e produksionit në 91 vjetorin e Akademisë në Teatrin Dolby në Los Anxhelos.

“Kam ëndërruar dhe jam lutur për këtë natë”, tha Carter.

Ajo më parë ishte e nominuar për punën e saj në “Amistad” dhe “Malcolm X.”

“Këtij iu desh shumë kohë që të vinte”, tha Carter duke qeshur derisa e mori çmimin e saj.

Ajo i kushtoi çmimin nënës së saj 97-vjeçare dhe falënderoi Spike Lee, i cili ndihmoi në fillimin e karrierës së saj në filmin e vitit 1998 “School Daze”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme