Ryva Kajtazi sjell një imazh të realizuar para 19 viteve, sa ka ndryshuar këngëtarja?

Prishtinë | 20 Mar 2021 | 18:00 | Nga Ekonomia Online

Të famshmit shqiptarë shpesh bëhen nostalgjikë për të kaluarën dhe kështu herë pas here ndajnë imazhe nga arkiva.

Një gjë të tillë së fundmi e ka bërë edhe këngëtarja shqiptare, Ryva Kajtazi, e cila ka publikuar një fotografi në rrjete sociale të realizuar në vitin 2002, saktësisht para 19 viteve.

Në këtë paraqitje, 41 vjeçarja që atëherë ishte 22 vite, dukej në formë të mrekullueshme.

“2002”, ka shkruar ajo krahas imazhit.

Siç shihet, Kajtazi nuk është se ka bërë ndonjë ndryshim drastik në pamje dhe duket po e njëjta.

Megjithatë, edhe në ditët e sotme Ryva gjithnjë shfaqet me plot stil e mjaft elegante.

Ajo momentalisht është përkushtuar më shumë në jetën private, teksa ka lënë më anash muzikën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme