“Sa ka qenë lidhja më e gjatë që ke pasur”, Tea “thumbon” Beartin

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Tea Trifoni dhe Beart Rexhepi, para disa javësh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas disa mosmarrëveshjeve.

Në një intervistë të fundit, Tea kishte rrëfyer të gjithë historinë e ndarjes nga Bearti, ndërsa ky i fundit ka folur shkurtimisht rreth kësaj ngjarjeje.

Bearti para disa ditëve ka vendosur të iu përgjigjët pyetjeve të ndjekësve në rrjetin social “Instagram”.

Por, vëmendjen e mori përgjigja e tij kur u pyet se cila lidhje e dashurisë të zgjati më së shumti. “Kjo e fundit”, që do të thotë se çdo marrëdhënie e tij ka zgjatur vetëm pak muaj.

Ndërsa, Tea ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit dhe nuk hezitoi të përgjigjej në të njëjtën pyetje se cila ka qenë lidhja më e gjatë.

“Më e gjata rreth 2 vite e gjysem, më e shkurtra kjo e fundit”, duke treguar që lidhja e tyre nuk funksionoi.

Të ngjashme