Sa kushton bileta për koncertin e Dua Lipës në Prishtinë?

Prishtinë | 20 Kor 2016 | 16:14 | Nga

Më 7 gusht, Dua Lipa do të vijë në Kosovë, ku dy ditë pas kësaj do të mbajë koncert bamirës në Parkun e Gërmisë në Komunën e Prishtinës.

Të gjitha të hyrat materiale nga ky koncert do të shkojnë për bamirësi në fondacionin SunnyHill.

Ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se biletat do të dalin në shitje më 25 korrik anembanë Kosovës, ndërsa një e tillë kushton prej 10-15 euro.

Vlen të theksohet se të gjitha shpenzimet teknike të koncertit do t’i mbuloj Komuna e Prishtinës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme