Sa vite diferencë ka me Shpat Kasapin? Gruaja e këngëtarit “habit” me përgjigjen

Prishtinë | 17 Mar 2022 | 18:39 | Nga Ekonomia Online

Selvije Jao, tashmë për publikun shqiptar është bërë e njohur si partnerja e këngëtarit Shpat Kasapi.

Ajo mori vëmendje të madhe për një kohë të shkurtër, teksa vazhdon të jetë shumë e ndjekur dhe e komentuar në rrjetet sociale.

Adskeeper

Selvije së fundmi u ka dhënë mundësi ndjekësve të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në rrjetin social “Instagram”.

E pyetur për marrëdhënien me Shpatin dhe për diferencën në moshë, bukuroshja nga Gostivari nuk ka munguar me përgjigjen e saktë.

“Unë jam 27-vjeçe dhe Shpati 36-vjeç. Lidhje kemi qenë afro një vit dhe pastaj i zyrtarizuam gjërat”, tha ajo.

Selvija ka zbuluar më tej se zihet shpesh me artistin, por që pajtohen menjëherë për shkak se janë bashkë në një shtëpi.

Ndërkohë çifti u bënë prindër për herë të parë në fillim të këtij viti.

Të ngjashme