Sabri Fejzullahu: Fadil Vokrri nuk ka vdekur, njerëzit që bëjnë histori mbesin të përjetshëm

Prishtinë | 10 Qer 2020 | 19:54 | Nga Ekonomia Online

Dje (e martë) në dyvjetorin e vdekjes është kujtuar legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Me këtë rast, shumë emra të njohur e kanë përkujtuar atë me dedikime e fjalë të veçanta.

Një të tillë gjatë ditës së sotme e ka bërë edhe këngëtari Sabri Fejzullahu, duke ndarë me ndjekësit bucetën që u zbulua dje në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Njerëzit që bëjnë histori mbesin të përjetshëm. Fadil Vokrri nuk ka vdekur, as kurrën e kurrës nuk vdes. Je në damarët e çdo shqiptari”, ka shkruar Fejzullahu krahas postimit.

Përveç krijuesit të shumë hiteve, Vokrrin e kanë përkujtuar edhe këngëtarët: Sinan Vllasaliu dhe Blero.

Ndryshe, përmes një manifestimi nga Ministria e e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve është publikuar buceta fituese e shtatores së Fadil Vokrrit.

Vokrri ishte kryetar i FFK-së që nga viti 2008 deri në vdekjen e tij në 2018.

Ai ka bërë karrierë në klube si Llapi, Prishtina, Partizan Beograd, Nimes Olympique, Fenerbahce, Bourges dhe Montluçon.

Të ngjashme