Sabri Fejzullahu uron bashkëshorten për ditëlindje: Thuhet edhe 100, por jo se ti duhet ta gëzosh jetën përjetësisht

Prishtinë | 12 Maj 2021 | 17:14 | Nga Ekonomia Online

Sot (e mërkurë) feston ditëlindjen gruaja e këngëtarit Sabri Fejzullahu, Nera Fejzullahu.

Kjo e fundit është një nga personat më të rëndësishëm e më të dashur të artistit shqiptar, me të cilën e ka kaluar një pjesë të madhe të jetës.

Për ditëlindje, ikona e muzikës shqipe ka ndarë një imazh të partneres dhe ka përzgjedhur fjalët më të bukura për të uruar.

“Kurrë nuk mundem të të dalë hakut ty fryma ime. Thuhet edhe 100, por jo bre se ti duhet ta gëzosh jetën përjetësisht, se më ke sjell një lule një zambak dhe ma mbushe një kopsht me lule”.

“Të bekoftë Perëndia që ta dha këtë bukuri e shpirt bilur”, kanë qenë fjalët e Sabriut kundrejt Nerës.

Çifti kanë së bashku dy fëmijë, Ermalin dhe Bulzën, gjersa këngëtari ka edhe dy të tjerë nga martesa e tij e mëparshme. 

Të ngjashme