Sabri Fejzullahu vjen me ‘’Vulën e dashurisë’’

Prishtinë | 22 Mar 2021 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Sabri Fejzullahu sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

Këngëtari i njohur i skenës muzikore shqiptare erdhi me një këngë dashurie të titulluar ‘’Vula e dashurisë’’.

Kënga është me tekst të Ilir Beranit dhe muzikë e orkestrim nga Wirusi, ndërsa erdhi edhe me videoklip, xhirimet e të cilit u realizuan në Shqipëri.

Me interpretimin fantastik të yllit shqiptar, kënga mori pëlqyeshmëri të publikut që në orët e para të publikimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme