Sabri Fejzullahut i vdes vëllai i madh: “Shkove shpejt abej”

Prishtinë | 18 Gus 2020 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Sabri Fejzullahu ka treguar se është ndarë nga jeta vëllai i tij i madh.

Këngëtari i njohur, Sabri Fejzullahu, ka humbur një person të shtrenjtë të jetën e tij.

Ai ka lajmëruar se vëllai i tij i madh, ‘abeja’, siç e quan ai, është ndarë nga jeta.

Me anë të një fotoje që ai ka postuar në profilin e tij në Instagram, ku Fejzullahu shihet përqafuar me vëllanë, shkruan se ai shkoi shumë shpejt.

“Do të më mungosh shumë.
Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi!
Shpirti yt u bëftë dritë”, shkruan këngëtari në dedikim për vëllanë.


Të ngjashme