Fejzullahu prishet me Muçiqin, arsyeja eshte tepër banale

Prishtinë | 06 Dhj 2016 | 12:00 | Nga

Kohët e fundit këngëtari Sabri Fejzullahu, ka prishur marrëdhëniet me shumë nga bashkëpunëtorët dhe kolegët e tij.

Së fundi Sabriu ka prishur marrëdhëniet edhe me mikun e tij, këngëtarin Nystret Muçiqin

Arsyeja del të jetë krejt banale, pasi e gjitha kishte ardhur nga kushti që Sabriu i kishte vendosur Nystretit për t’i shkuar në dasmën e Albatritit.

Magazina.al mëson se Nystreti e kishte ftuar në dasmë Sabriun, por ai kishte vendosur kushte për të marrë pjesë në dasmën e Albatritit. E Sabriu mësohet se kishte thënë se do të merrte pjesë në dasmë vetëm në rast se nuk e fton këngëtarin Sinan Hoxha dhe Emra Comin.

Nystreti duke respektuar Sabriun, kishte vendosur ta pranonte këtë kusht dhe nuk ka ftuar as Sinanin dhe as Emra.comin, por në fund Sabriu nuk ka shkuar fare në dasmën e Albatritit.

Kështu që Nystreti ka prishur marrëdhëniet me Sinanin e Emrën por tash edhe me Sabrinë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme