Salah kritikohet në Egjipt pse u fotografua me “gra të huaja”

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 12:00 | Nga Ekonomia Online

Mohamed Salah, njëri ndër futbollistët mysliman më fetar në botë dhe më me ndikim në botën myslimane, kohëve të fundit nuk është se po kalon momente të mira.

Futbollisti i Liverpoolit i cili është i lënduar tashmë e disa javë, është duke e shfrytëzuar kohën e mungesës së futbollit me diçka tjetër.

Ai ka dalë në kopertinën e GQ në Lindjen e Mesme si njeriu i vitit. Por, në krah të tij ka qenë edhe supermodelja braziliane Alessandra Corine Ambrosio, e famshme për sfilatat e saj për Victoria Secret.

Kjo shkrepje ka krijuar shumë polemika në Egjipt, atje ku Salah është i popullarizuar dhe konsiderohet njeriu më me ndikim në popullin egjiptian.

Salah, i cili feston golat duke rënë në sexhde dhe duke falënderuar Zotin, u shfaq me një ikonë seksi dhe kjo ka bërë të shpërthejnë myslimanët radikalë. Akuza është skandal publik.

“Imagjinojeni nëse një grua e martuar myslimane do të bënte një gjë të tillë”, ka shkruar një person në Twitter.

“Të të vijë turp si mysliman”, ka shkruar një tjetër në Instagram.

Të ngjashme