Samanta ‘thumbon’ sërish Young Zerkën dhe Ronela Hajatin

Prishtinë | 10 Nën 2019 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Zënka mes Samantës, Young Zerkës dhe Ronelës nuk ka të mbaruar.

Zënka e cila filloi javën e kaluar edhe publikisht, ka vazhduar edhe këtë javë, Ronela pas kundërpërgjigjeve që i bëri Zekrës në Instastory, tani ka thumbuar edhe në emisionin ‘Shiko kush luan’.

Këngëtarja e cila ishte e ftuar në mbrëmjen e sotme tek “Shiko Kush LUAN” ku në lojën “Këmbët në…” iu desh të zbulonte emrat e dy personazheve ka dëshirë të bëjë bashkëpunim dhe dy të tjerë që nuk i ka fare si opsion për diçka të tillë.

Dy emrat që nuk do bënte asnjëherë bashkëpunim me ta ishin pikërisht Ronela dhe Young Zerka.

“Ronela dhe meqë më përmendi tek loja e “Paintball” herën e kaluar, dikush që nuk kam qejf është Young Zerka”.

Të ngjashme