Santana: Beyonce më shumë është modele se këngëtare

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 14:09 | Nga

Adele është përlotur teksa ka rrëmbyer çmimin e albumit të vitit në ceremoninë e “Grammy Awards”, madje ajo ka deklaruar se këtë çmim e meritonte Beyonce.

Por Carlos Santana ka treguar se ai ka qenë dakord me vendimin e organizatorëve të ceremonisë pasi sipas tij, Adele është një këngëtare shumë herë më e mirë sesa Beyonce.

Carlos, i cili ka fituar rreth 10 çmime Grammy në kohën e tij, është shprehur se Bey është më shumë një modele sesa një këngëtare.

Në një intervistë të dhënë për “Associated Press”, këngëtari i hitit “Maria Maria”, ka thënë: “Mendoj se Adele fitoi pasi ajo këndon, vërtet këndon. Me gjithë respektin që kam për Beyonce, ajo është shumë e bukur kur e shikon. Është më shumë një modele sesa këngëtare. Ajo nuk është një këngëtare, me gjithë respektin që kam”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme