Sara Hoxha: Po mendoj, me kë mund të jetë dalë Ledri në postimin e fundit

Prishtinë | 10 Tet 2020 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme (e premte) në rrjet ka qarkulluar një imazh provokues, i ndarë nga rep-artisti Ledri Vula.

Në të paraqitej ai dhe një vajzë shtatzënë, të cilën në pjesën e sipërme nuk mbanin asgjë të veshur.

I njëjti postim ishte paralajmërim për këngën e re, “Si Baba”, e cila do të publikohet sot nga reperi shqiptar.

Si duket, në imazh nuk është partnerja e tij Sara, pasi kjo e fundit është duke hamendësuar se kush mund të jetë vajza misterioze.

“Po mendoj, me kë mund të ketë dal Ledri tek postimi i fundit që bëri dje”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.

Pas këtij mesazhi, fansat menjëherë kanë filluar të aludojnë se ndoshta Sara nuk është në të vërtetë në fotografi.

Të ngjashme