Sara Hoxha shfaqet në momente intime me Ledion Liçon

Prishtinë | 19 Dhj 2021 | 12:44 | Nga Ekonomia Online

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë një ndër çiftet më të dashur për publikun. Ata janë shumë të rezervuar rreth jetës private.

Mirëpo, herë pas here bëjnë ndonjë përjashtim. Këtë radhë ka qenë Sara, që ka ndarë një pozë në Instagram, ku shfaqen së bashku në momente intime.

“Dashuria ime”, ka shkruar bukuroshja krahas fotos së ëmbël, në të cilën shihen duke u puthur.

Kujtojmë se çifti kanë tre vite të martuar dhe janë prindër të dy djemve, London dhe Roman.

Të ngjashme